Tahiri takim me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett

56

PRISHTINË, 6 dhjetor /ATSH/ – Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, priti sot në takim  ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett.

Ministri Tahiri e njoftoi ambasadorin Kosnett për ndryshimet dhe reformat që janë ndërmarrë për fuqizimin e sundimit të ligjit, avancimin e qasjes në drejtësi, si dhe  për miratimin e axhendës legjislative që ka për qëllim forcimin e shtetit ligjor në Republikën e Kosovës.

Ministri Tahiri vlerësoi lartë mbështetjen që qeveria amerikane ka dhënë për sektorin e drejtësisë, dhe në veçanti përkrahjen e pa rezervë gjatë proceseve jetike të këtij sektori, Rishikimin Funksional të Sektorit të Sundimit të ligjit dhe axhendës së përbashkët “Drejtësia 2020”.

Hapat e ndërmarrë, sipas ministrit Tahiri, do të rrisin llogaridhënien dhe transparencën e institucioneve vendore, dhe do të ndihmojnë në rikthimin e besimit të qytetarëve në këto institucione. /e.malaj/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.