Sllovenia, mbështetje Shqipërisë në rrugën drejt BE-së

TIRANË, 6 dhjetor/ATSH/ Qeveria sllovene do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën drejt Bashkimit Europian, përmes aktiviteteve për ndërtimin e kapaciteteve të burimeve njerëzore.

Ambasadorja e Republikës së Sllovenisë në Tiranë, Lea Stancic mori pjesë në përfundimin e programit TOT 2018 (Training of the Trainers).

Duke përshëndetur pjesëmarrësit në këtë trajnim ajo konfirmoi se “qeveria sllovene do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën e BE-së”.

Ky aktivitet u organizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sllovenisë dhe kontribuon në procesin e integrimit europian të Shqipërisë. /m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.