Sistemi bankar drejt digjitalizimit të plotë

63

TIRANË, 6 dhjetor /ATSH/ – Transformimi digjital i sistemit bankar ecën krah për krah me sigurinë.

Ekspertët bankarë shprehen se projektligji “Për shërbimet e pagesave”, ka si qëllim krijimin e një baze të qartë ligjore për shërbimet e pagesave në Republikën e Shqipërisë dhe synon të përafrojë pjesërisht legjislacionin shqiptar me Direktivën 2015/2366 BE të Parlamentit Europian dhe të Këshillit të Europës të datës 25 nëntor 2015 “Për shërbimet e pagesave në tregun e brendshëm”.

Hartimi i projektligjit adreson një sërë objektivash strategjikë të Bankës së Shqipërisë dhe Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave, me qëllim krijimin e një tregu modern dhe gjithëpërfshirës të pagesave me vlerë të vogël në Shqipëri, mbështetur nga infrastruktura të sigurta dhe efikase pagesash, si dhe nga një gamë e gjerë instrumentesh e shërbimesh pagesash që plotësojnë nevojat e përdoruesve.

Transpozimi i kësaj direktive shprehen ekspertët bankarë, përbën gjithashtu dhe një nga detyrimet për t’u përmbushur nga Banka e Shqipërisë në kuadër të integrimit në BE, si pjesë e kapitullit IV, Lëvizja e Lirë e Kapitalit të “Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit” dhe përafrimin me tregun e pagesave të Bashkimit Europian (SEPA) që garantojnë zgjidhje të ndryshme mbi sigurinë e përdorimit të teknologjisë digjitale. /e.xh/e.caushi/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.