SHBA – Uashington: Asnjë e dhënë që Rusia po i përmbahet traktatit mbi armët bërthamore

63

UASHINGTON, 6 dhjetor /ATSH-DPA/ – Rusa nuk ka dhënë asnjë shenjë se do të qëndrojë brenda normave të Traktatit të Armëve Bërthamore me Rreze të Mesme (INF) pavarësisht kërkesës kërcënuese për të vepruar në këtë mënyrë brenda 60 ditëve, deklaroi sot ambasadori amerikan në Rusi, Jon Huntsman.

“Rusia nuk ka treguar asnjë shenjë deri tani se kërkon të përputhet plotësisht me Traktatin”, tha Huntsman para gazetarëve.

SHBA-ja lëshoi të martën një kërkesë dy mujore sipas të cilës Uashingtoni nuk do t’i përmbahet më INF-së nëse Rusia nuk rikthehet në një përputhje të plotë dhe të verifikueshme. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.