QIPRO – Tre të vdekur pas përmbytjeve

85

NIKOZIA, 6 dhjetor /ATSH-AFP/ – Të paktën tre persona raportohen të vdekur gjatë përmbytjeve që goditën rajonin e Kyrenisë në Qipron Veriore (TRNC), që prej disa ditësh është përfshirë nga moti i keq, njoftuan sot autoritetet lokale.

Kryeministri i Republikës turke të Qipros Veriore (TRNC, e vetëshpallur), Tufan Erhurman po viziton nga afër rajonet e Ciklos dhe Dogankoy, ku u regjistruan tre viktimat, përfshirë një vajzë 18-vjeçare.

”Kërkimet vazhdojnë ende për gjetjen e një personi tjetër ende i zhdukur”, deklaroi për median Erhurman pas gjetjes së kufomave në shtratin e lumit.

Moti i keq ka goditur disa sektorë të rëndësishëm të ishullit mesdhetar, i ndarë që nga viti 1974 midis Republikës së Qipros në jug, e vetmja e njohur ndërkombëtarisht dhe TRNC në veri./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.