Programi veror i punësimit në SHBA, mundësi për studentët shqiptarë

58

TIRANË, 6 dhjetor /ATSH/ – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë fton studentët shqiptarë që të kalojnë verën duke punuar dhe udhëtuar në Shtetet e Bashkuara.

“Sot bën ftohtë jashtë, por përpara se ta kuptoni – vera do të vijë shumë shpejt! Studentë të universiteteve, a jeni të interesuar që të kaloni verën duke punuar dhe udhëtuar në Shtetet e Bashkuara? Nëse po, ju mund të shihni programin Veror të Punësimit. Ky është një program shkëmbimi kulturor i hapur për studentë nga universitete të akredituara dhe rekrutimi për këtë program ka filluar!”, thekson Ambasada e SHBA.

Aplikimi për programin veror të punësimit 2019 do të fillojë në 1 mars 2019. Në vitet e mëparshme, nxënësit shqiptarë kanë udhëtuar në qytete të ndryshme në të gjithë Shtetet e Bashkuara, ku ata përjetuan kulturën amerikane me anë të Programit Veror të Punësimit. Ata nga ana tjetër ndanë kulturën dhe gjuhën e tyre me komunitetet pritëse dhe dhanë një përvojë reciprokisht të dobishme ndërkulturore në këmbim.

Për të marrë pjesë në Programin Veror të vitit 2019 të Punësimit, aplikantët duhet të përmbushin disa kritere.

Ata duhet të jenë studentë me kohë të plotë në një universitet të akredituar së fundmi, të cilët kanë përfunduar të paktën një semestër të vitit të parë të universitetit.

Duhet të zotërojnë mirë gjuhën angleze dhe të kenë rezultate të mira shkollore.

Çdo student, duhet të jetë i aftë të demonstrojë se ai/ajo do të kthehet në Shqipëri në përfundim të programit. Studentët e vitit të fundit, mund të aplikojnë, por ata mund të kenë më shumë vështirësi për të dhënë prova të lidhjeve të mjaftueshme me Shqipërinë. Për ata që kanë ndjekur më pak se një vit universitet, koha e studimeve, mund të mos konsiderohet një investim i konsiderueshëm në shkollim aq sa të krijojë lidhje me Shqipërinë.

Ata duhet të kenë një vend pune të konfirmuar në Shtetet e Bashkuara, në kohën e intervistës.

Studentët me kohë të pjesshme, me korrespondencë, ashtu si edhe ata që ndjekin shkolla profesionale, ata që mësojnë në distancë, dhe shkolla të mesme për të rritur, nuk kualifikohen për Programin Veror të Punësimit.

Ambasada nuk mund të miratojë vizat e Programin Veror të Punësimit për studentët që nuk marrin pjesë në një institucion plotësisht të akredituar. Studentët që ndjekin programet e akredituara brenda institucioneve të pa akredituara nuk do të pranohen. Ambasada nuk mund të miratojë çdo aplikim që nuk i plotëson kriteret e mësipërme.

Vetëm studentët nga institucionet e mëposhtme mund të marrin pjesë në këtë program:

Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi”
Akademia e Forcave të Armatosura
Akademia Profesionale e Biznesit
Kolegji Profesional i Tiranës
Kolegji Profesional Privat, “Ivoclar Vivadent & Partners”
Kolegji Universitar “Bedër”
Kolegji Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”
Kolegji Universitar “LOGOS”
Kolegji Universitar “Luarasi”
Kolegji Universitar “Pavarësia Vlorë”
Kolegji Universitar “REALD”
Kolegji Universitar “WISDOM”
Shkolla e lartë universitare, jopublike, “Universiteti “Marin Barleti””
Shkolla e Larte “Nehemia”
Shkolla private e arsimit të lartë, “Universiteti Metropolitan Tirana”
Tirana Business University College
Universiteti Bujqësor i Tiranës
Universiteti Europian i Tiranës
Universiteti i Arteve
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
Universiteti i Sporteve të Tiranës
Universiteti i Tiranës
Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”
Universiteti Polis
Universiteti Politeknik i Tiranës
Universiteti Privat “Albanian University”
Universiteti “Aldent”
Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
Universiteti “EPOKA”
Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër
Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”

Nëse shkolla e studentit nuk është e listuar këtu, Ambasada nuk mund të miratojë kërkesën për vizë SWT.

Ambasada do të vazhdojë të monitorojë zhvillimet në sistemin arsimor dhe të rishikojë këtë udhëzim.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.