Policia e Durrësit kontrolle në 34 subjekte për lëndët plasëse

49

 

TIRANË, 6 dhjetor/ATSH-A. Fortuzi/- Drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit ka vijuar kontrolle intensive në kuadër të urdhrit të lëshuar nga Ministria e Brendshme për ndalimin e tregtimit të lëndëve plasëse, fishekzjarrë…etj

Sipas njoftimit për shtyp, janë kontrolluar 34 subjekte të ndryshme dhe nuk janë konstatuar kapsolla apo fishekzjarrë që dyshohet se kanë në përbërje lëndë shpërthyese me rrezikshmëri për jetën.

“Vijojnë kontrollet në dyqane dhe pika shumicash në bazë të planit të masave për parandalimin dhe sekuestrimin e kapsollave dhe lëndëve piroteknike me rrezikshmëri për jetën. Në qytetin e Durrësit , Krujës dhe Shijakut u kontrolluan 34 subjekte të ndryshme ( dyqane, supermarket dhe pika shumice)”, sqaron Policia e Durrësit.

“Si rezultat i kontrolleve deri më tani nuk janë konstatuar kapsolla apo fishekzjarrë që dyshohet se kanë në përbërje lëndë shpërthyese me rrezikshmëri për jetën. Gjithashtu kontroll u ushtrua edhe në lidhje me elementët e sigurisë me të cilat duhen të jenë të pajisura subjektet tregtare siç janë kamerat e vëzhgimit apo pajisja me fikës zjarri. Policia e Shtetit fton qytetarët për të denoncuar çdo rast të tregtimit të lëndëve të mësipërme në numrin pa pagesë 112 apo në aplikacionin “Komisariati Dixhital””, njofton Policia e Durrësit. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.