PEKIN – Marrëveshje SHBA-Kinë mbi bujqësinë, energjinë dhe automjetet

76

PEKIN, 6 dhjetor /ATSH-DPA/ – Kina ka arritur një konsensus në negociatat tregtare me SHBA-në për produktet bujqësore, energjinë dhe automjetet dhe do të fillojë t’i implementojë menjëherë, njoftoi sot Ministria kineze e Tregtisë.

Kina dhe SHBA-ja po punojnë që të arrijnë një marrëveshje për të dalë nga lufta tregtare në 90 ditët që vijojnë.

“Ne do të fillojmë nga bujqësia, energjia, automjetet etj. dhe do t’i implementojmë menjëherë çështjet specifike që të dyja palët kanë arritur me konsensus”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Tragtisë, Gao Feng.

“Në 90 ditët në vijim, ne do të zhvillojmë konsultime në çështje si mbrojtja e pronës intelektuale, bashkëpunimi teknik, aksesi i tregut dhe balanca tregtare që janë në linjë me interesin e të dyja palëve, me nevojat e përbashkëta, sipas një kalendari dhe udhërrëfyesi të qartë”, theksoi Gao. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.