MOSKË – Rusia investon gjashtë miliardë dollarë në Venezuelë

63

MOSKË, 6 dhjetor /ATSH-AFP/ – Presidenti venezuelas, Nicolas Maduro njoftoi sot në Moskë, ku ndodhet për vizitë, se Rusia do të investojë gjashtë miliardë dollarë në sektorin e naftës dhe të minierave në Venezuelë, një vend i asfiksuar nga një krizë e thellë ekonomike.

“Këto dy ditë kanë qenë intensive (…) Ne morëm garancinë për një investim prej më shumë se pesë miliardë dollarë në sektorin e naftës dhe kontrata mbi një miliardë dollarë në lidhje me eksportimin e mineraleve”, deklaroi Maduro për televizionin shtetëror venezuelas VTV.

I nisur të hënën në mbrëmje për në Moskë, pasi kishte pritur homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan në Karakas, Maduro kërkon të marrë mbështetjen e aleatëve rreth një muaj larg mbarimit të mandatit të tij të dytë, ndërkohë që përballet me një izolim nga pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.