MILANO – Ukraina kërkon një përgjigje të fuqishme ndërkombëtare ndaj Rusisë

78

MILANO, 6 dhjetor /ATSH-AFP/ – Shefi i diplomacisë ukrainase, Pavlo Klimkine kërkoi sot një përgjigje të shpejtë dhe të fortë të komunitetit ndërkombëtar përballë agresionit të kryer nga Rusia kundër vendit të tij, më 25 nëntor në ngushticën e Kërçit.

“Ky është këshilli i pestë ministror radhazi gjatë të cilit rendi i ditës i OSBE-së dominohet nga sjellja destabilizuese e Rusisë. Kjo përfaqëson një kërcënim madhor për sigurinë europiane”, tha ai gjatë një mbledhje të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë (OSBE) në Milano.

“Këtë vit, Rusia nuk është tërhequr, por në të kundërt ka shtuar veprimet e saj agresive”, tha ai.

Rusia kapi më 25 nëntor tre luftanije ukrainase me 24 marinarë në bord që përpiqeshin të hynin nga Deti i Zi në atë Azov. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.