Mat/ Vijojnë punimet për shtrimin e rrugës në fshatin Myzë

66

TIRANË, 6 dhjetor/ATSH/ – Drejtoria e Shërbimeve pranë bashkisë Mat, po punon me ritme të shpejta për shtrimin e rrugës së sapohapur në fshatin Myzë të Njësisë Administrative Lis. Problemi i rrugës ishte një shqetësim i madh për banorët e fshatit Myzë, ku rreth 50 familje të këtij fshati mbeteshin të izoluara totalisht gjatë periudhës së dimrit, pasi rruga e vjetër dëmtohej kur kishte reshje shiu, duke bërë që Lumi i Matit të dilte nga shtrati.

Bashkia Mat është duke punuar me ritme të shpejta për sistemimin sa më parë të kësaj rruge.

e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.