Lufta kundër dhunës me bazë gjinore, nxënësit e kryeqytetit i bashkohen fushatës

38

TIRANË, 6 dhjetor/ATSH/ – Fushatës kundër dhunës me bazë gjinore iu bashkuan sot nxënësit e gjimnazeve “Myslym Keta” në Kombinat dhe “Bedri Llagami” në Vaqarr.

Fushata e shtrirë tashmë në të gjitha shkollat e Tiranës, ka për qëllim ndërgjegjësimin e nxënësve mbi fenomenin e dhunës, po kështu edhe ndikimin tek personaliteti i gjithsecilit prej nesh.

Shërbimi Social Shtetëror ka bërë apel për të ngritur zërin ndaj dhunës me bazë gjinore, duke thyer heshtjen dhe denoncuar raste të tilla.

16 ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore, është një fushatë ndërkombëtare e cila zhvillohet çdo vit, duke filluar nga 25 Nëntori (Dita Ndërkombëtare e Eliminimit të Dhunës ndaj Grave), deri më 10 Dhjetor (Dita Ndërkombëtare e Të Drejtave Të Njeriut), duke përfshirë data të tjera të rëndësishme.

Fushata e 16 ditëve, përdoret si një strategji organizimi nga individë dhe grupe në tërë botën për eliminimin e dhunës ndaj vajzave dhe grave./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.