LONDËR – May akuzon kundërshtarët për përpjekje për të penguar Brexit

LONDËR, 6 dhjetor  /ATSH-DPA/ – Kryeministrja britanike, Theresa May akuzoi kundërshtarët e saj në parlament për përpjekje për të penguar marrëveshjen e saj për Britaninë për t’u tërhequr nga Bashkimi Europian.

Ajo hodhi poshtë thirrjet e ligjvënësve pro-BE për një referendum të dytë mbi Brexit, duke thënë se votuesit kishin dhënë një “mesazh të qartë” në vitin 2016, kur 52 % vendosën të largoheshin nga BE.

“Shumë njerëz që duan një referendum të dytë me shpresën se do të ketë një përgjigje të ndryshme. Kjo nuk është e drejtë,” tha May për programin e BBC Radio 4.

“Nuk ka asgjë të bëjë me këtë marrëveshje, në të vërtetë ka lidhje me përpjekjen për të penguar Brexit. Ka njerëz në parlament që po përpiqen të pengojnë Brexit”, shtoi ajo./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.