Kursi i këmbimit, euro zhvlerësohet sërish kundrejt lekut

56

TIRANË, 6 dhjetor /ATSH /- Në tregun e këmbimit valutor, monedha e përbashkët europiane ka shënuar një tjetër zhvlerësim të enjten kundrejt lekut, duke u këmbyer nën vlerën 124 lekë.

Kjo është dita e dytë radhazi që euro humbet pikë gjatë kësaj jave. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro është këmbyer sot me 123.95 lekë ose 0,16 lekë më pak se një ditë më parë.

Sot në tregun valutor janë zhvlerësuar edhe monedhat e tjera të huaja. Dollari amerikan këmbehet 0,07 lekë më pak, me 109.37 lekë, paundi britanik ka humbur 0,22 lekë dhe franga zvicerane është zhvlerësuar me 0,05 lekë.

Tregu vendas reflekton ecurinë në bursat ndërkombëtare por edhe kërkesë oferta në treg dikton këmbimin, shprehen aktorë të tregut.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 109.37 -0.07
Euro EUR 123.95 -0.16
Poundi Britanik GBP 139.17 -0.22
Franga Zvicerane CHF 109.60 -0.05
Jeni Japonez (100) JPY 97.02 +0.17
Dollari Australian AUD 78.72 -1.01
Dollari Kanadez CAD 81.39 -0.96
Korona Suedeze SEK 12.12 -0.04
Korona Norvegjeze NOK 12.76 -0.09
Korona Daneze DKK 16.60 -0.03
SDR SDR 151.49 -0.36
Ari(OZ 1) XAU 135233.82 +26.17
Argjend(OZ 1) XAG 1571.43 -10.42
Juani Kinez (onshore) CNY 15.87 -0.08
Juani Kinez (offshore) CNH 15.85 -0.10
Lira Turke TRY 20.29 -0.03

 

/e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.