Kombëtarja U-19, hidhet shorti për Europianin

63

TIRANË, 6 dhjetor /ATSH/ – Është hedhur sot në Nion të Zvicrës në selinë e UEFA-s, shorti për kualifikueset e Kampionatit Europian për kombëtaren U-19.

Gjithsej janë 13 grupe me nga 4 skuadra dhe Shqipëria bën pjesë në grupin e katërt sëbashku me Belgjikën, Islandën dhe Greqinë.

Turneu “Qualifying Round” mosha U-19 do të zhvillohet në Belgjikë në datat: 13, 16 dhe 19 Nëntor 2019.

Skuadrat që do të kualifikohen nga raundi kualifikues në raundin Elitë do të jenë 27, ku 26 skuadrat që do të renditen të parat dhe të dytat në grupet e tyre respektive si dhe vendi i tretë më i mirë në 13 grupet do të kaloj në raundin Elitë.

/gj.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.