KANADA – Trudeau: Nuk ka asnjë ndërhyrje politike në arrestimin e zyrtares së “Huawei”

67

MONTREAL, 6 dhjetor /ATSH-DPA/ – Kryeministri kanadez, Justin Trudeau tha sot se kishte informacione paraprake për arrestimin e Meng Wanzhou, shefja e zyrës financiare në gjigantin kinez të telokomunikimit “Huawei Technologies”, por zyra e tij nuk ishte përfshirë në vendimin për arrestimin e saj.

“U njoftuam për këtë proces gjyqësor disa ditë para arrestimit”, tha Trudeau për gazetarët në Montreal.

“Mund të garantoj të gjithë se ne jemi një vend me drejtësi të pavarur dhe autoritetet përkatëse morën vendimin në këtë rast pa asnjë përfshirje politike apo ndërhyrje”, theksoi kryeministri kanadez. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.