“Juventus”-“Inter”, Spalleti: Duhet të luajmë 90-të minuta, Nainggolan mungon

72

TIRANË, 6 dhjetor /ATSH-A. Fortuzi/ – Të premten në mbrëmje në “Allianz Stadium” do të përballen “Juventus” dhe “Inter”. Ndeshja e vlefshme për javën e 15-të të Seria A do të shohi përballë dy rivalët historikë të kampionatit Italian të futbollit.

“Inter”, sipas “Sportmediaset.it vjen në këtë me dëshirën për të rihapur luftën për titull, pasi “Zonja e Vjetër” është tashmë 11 pikë përpara zikaltërve. “Është e vështirë ti kapësh këta (flet për “Juventusin”), ky është lajmi i keq”, tha Spalleti. “Ne duhet të bëjmë lojën tonë, duhet të  luajmë për 90’ minuta pa ulur përqendrimin tonë. Gjithçka varet nga ne. Bëjmë këtë si fillim, ti vëmë në vështirësi, pastaj të mendojmë për rezultatin. “Juventus” nuk është vetëm Cristiano Ronaldo. Chiellini në mbroje është repart më vete. Fatkeqësisht ne s’do kemi Nainggolan e Dalbert”, tha Spalleti më tej, gjatë konferencës së pragsfidës.

Ndeshja mes “Juventusit” do të nisë në orën 20:30 të ditës së premte. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.