Investime infrastrukturore në Rahovec

PRISHTINË, 6 dhjetor/ATSH/- Kryetari i komunës, Smajl Latifi i shoqëruar edhe nga nënkryetari Fatmir Iska, vizituan punimet të cilat janë duke u realizuar në dy projekte infrastrukturore në qytetin e Rahovecit si projekti i rrugës transite dhe shtegu i ecjes që të dërgon tek Maja e Shkodranit.

Pas vizitave të bëra në të dy projektet të rëndësishme infrastrukturore, kryetari Latifi u shpreh se punët në infrastrukturë nuk do të ndalen në komunën tonë.

Ai tha se këto projekte kanë një rëndësisë së veçantë për qytetarët tanë. “Shumë shpejt Rahoveci do të bëhet me një shteg modern e të bukur, ku qasja për në Majën e Shkodranit do të bëhet më e lehtë e njëkohësisht pamja që qytetarët do të shijojnë në këtë ecje do të jetë e mahnitshme”, deklaroi Latifi./a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.