“Hyatt Regency and Residences Tirana”, pol atraksioni në kryeqytet

167

Tendencë në rritje për ndërtimin e hoteleve

Tendencë në rritje për ndërtimin e hoteleveVetëm në vitin 2017, në Shqipëri kanë nisur të ndërtohen 53 hotele, shumë më tepër se sa në 4 vite të mëparshme të marra së bashku.http://ata.gov.al/2018/12/06/tendence-ne-rritje-per-ndertimin-e-hoteleve/

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E enjte, 6 Dhjetor 2018

TIRANË, 6 dhjetor/ATSH-Maela Marini/ “Hoteli ‘Hyatt Regency and Residences Tirana’ do t’i japë kryeqytetit shqiptar një tjetër pol atraksioni, kombinuar me stadiumin e ri dhe gjithë zonën rreth e rrotull”.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama gjatë nënshkrimit të marrëveshjes mes Mak Albania dhe Hyatt.

Kryeministri nënvizoi se “imazhi është themelor për rritjen e fluksit të turistëve dhe në këtë drejtim edhe kjo firmë sot, do të ketë një impakt të rëndësishëm dhe të konsiderueshëm”.

Rama vuri në dukje po ashtu edhe vlerën e shtuar që do të sjellë investimi, pasi sipas tij “bëhet fjalë për një investim të konsiderueshëm transformues të strukturës dhe të infrastrukturës hoteliere”.

“Duke i uruar sukses në këtë bashkëpunim kompanisë së njohur shqiptare me kompaninë e njohur globale, nuk më mbetet gjë tjetër veçse të falënderoj ata që e bënë të mundur këtë marrëveshje. Uroj që shumë shpejt të jeni të pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes së radhës me një tjetër brand global në funksion të fuqizimit të industrisë dhe rritjes së besueshmërisë së vendit tonë, i cili i ka të gjitha ato që i duhen për t’u kthyer në një aktor të rëndësishëm në këtë pellg të turizmit”, – tha Rama.

Në përfundim, Rama vlerësoi se “këto kompani sjellin një kulturë të re të shërbimit në industrinë e turizmit”. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.