Habit ish-drejtori i “Ferrarit”: Garën e Brazilit e kam parë me Shumakerin

72

TIRANË, 6 dhjetor/ATSH-A. Fortuzi/- Ish-drejtori i skuterisë së njohur të Formula 1, “Ferrarit”, Zhan Tod, ka habitur me deklaratën e tij të fundit, duke folur për gjendjen e 7-herë kampionit të botës në “Formula 1”, Majkëll Shumaker.

Sipas Zhan Tod, garën e Çmimit të Madh të Brazilit, të datës 11 nëntor të vitit të shkuar, francezi 72-vjeçar e ka parë sëbashku me ish-pilotin e “kokëkuqes” Shumaker. Vetëm pak ditë pas deklaratës se priftit Xhorxh, rreth takimit që ka pasur me Majkëll Shumakerin në vitin 2016, tashmë ka ardhur një dëshmi tjetër mbi gjendjen e pilotit që u aksidentuar 5 vite më parë gjatë pushimeve dimërore me familjen.

“Jam gjithmonë shumë i kujdesshëm kur them diçka, por është e vërtetë që Çmimin e Madh të Brazilit, e kam ndjekur bashkë me Majkëllin në Zvicër.”

Zhan Tod nuk dha asnjë informacion për gjendjen e pilotit.

“Në respekt të privatësisë së kërkuar nga familjarët e ish-pilotit nuk mund t’ju jap asnjë informacion më të detajuar për gjendjen e tij”, tha frencezi.

Tod viziton shpeshherë 7 herë kampionin e botës në rezidencën e tij, në Gland të Zvicrës, pas aksidentit të rëndë që pësoi në Meribel të Francës 5 vite më parë. Francezi ka qenë në krye të “Ferrarit” në vitet e arta të trofeve të Shumit. e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.