FUTBOLL – Alegri thumbon “Interin”: Ndeshja ndaj “Jang Bojs” vlen më shumë  

67

TIRANË, 6 dhjetor/ATSH-A. Fortuzi/- Massimiliano Alegri, trajneri i “Juventusit” nuk e ka kursyer ironinë ndaj rivalëve historik “Interit”. Ndeshja që do të luhet të premten në mbrëmje në orën 20:30, e cila vlen për javën e 15-të të kampionatit italian të futbollit “Seria A”, por për Alegrin më e rëndësishme është sfida e të mërkurës për Ligën e Kampionëve, ndaj Jang Bojs edhe pse “Juventusi” është tashmë matematikisht i kualifikuar për fazën e 1/8-ve.

Lidhur me derbin e Italisë, siç ka tashmë etiketën sfida mes “Juventusit” e “Interit”, strategu Alegri në deklaratën e para sfidës është shprehur se, “kjo sfidë duhet fituar, ndërsa ka shtuar se për projektin bardhezi ka më shumë vlerë sfida e të mërkurës ndaj zviceranëve të “Jang Bojs”.

I pyetur nga gazetarët për prezencën e mesfushorit Bentakur, yllit në ngritje të skuadrës bardhezi, lojtarit që zhbllokojë sfidën e të shtunës së shkuar ndaj “Fiorentinës”, Alegri u shpreh se ende nuk është i sigurt për prezencën e lojtarit.

“Ka një problem në shpatull pre dy ditësh dhe duhet ta vlerësojë dhe nesër në mëngjes gjendjen e tij. Emre Çan është mirë dhe e kam grumbulluar për sfidën e të premtes. Nëse gjerat vejnë mirë, ai mund të jetë në fushë për një pjesë loje. Ndoshta mund të luaj dhe të gjithë ndeshjen, nëse Bentakur nuk do ta ketë të mundur të jetë në sfidën e nesërme”, vijoi Alegri.

“Alternativë tjetër është edhe Kuadrado, por këtu do sakrifikoja tre sulmuesit që kam përpara. Po ashtu duhet të mendoj dhe për sfidën ndaj “Jang Bojs” të mërkurën, që është shumë më e rëndësishme se kjo”, tha Alegri.

“Vendi i parë në grup në Ligën e Kampionëve, do na mundësonte të kishim një rival më të lehtë në fazën tjetër”, tha Alegri, duke argumentuar qëndrimin e tij për sfidën ndaj zviceranëve. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.