FOTO- Shumë shpejt gati pista e kërcimit së gjati në Parkun e Liqenit

TIRANË, 6 dhjetor/ATSH/- Parkut të Madh tek Liqeni shumë shpejt do t’i shtohet palestra më e mirë për të apasionuarit pas sportit.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha sot se “pak nga pak, po plotësojmë kushtet për stërvitjen e çdo sportdashësi në qytet”.

Sipas tij, shumë shpejt do të jetë gati pista e kërcimit tek Parku i Liqenit.

Talentet e Tiranës, shumë shpejt do të kenë pistën e kërcimit për së gjati të standardeve botërore.

Kryebashkiaku Veliaj prej kohësh ka promovuar sportin dhe aktivitetin fizik, duke investuar në infrastrukturë, për krijimin e kushteve të ushtrimit të sporteve të ndryshme. /k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.