Ekipet kombëtare të moshave, përfundojnë seleksionimet në Greqi

64

TIRANË, 6 dhjetor/ATSH/ – 140 të rinj kanë përfunduar me sukses seleksionimet për ekipet kombëtare të moshave në Greqi, të cilat u zhvilluan në Athinë.

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se 140 të rinjtë, janë provuar për kombëtaret U-15, U-17, U-19 dhe U-21. Në ditën e parë, përpara stafit teknik të udhëhequr nga Drejtori Teknik Dzemal Mustedanagic, ishin 60 lojtarë të datëlindjeve 2001-2002. Dita e dytë e seleksionimeve vazhdoi me datëlindjet 2003-2004-2005 ku u paraqitën 80 lojtarë, të cilët zhvilluan disa ndeshje të shkurtra ndërmjet tyre, për të treguar cilësitë më të mira. Lojtarët më të spikatur në ditën e parë dhe ditën e dytë, u grumbulluan përsëri në qendrën stërvitore për të zhvilluar ndeshje në grup dhe për t’u ndjekur me kujdes të veçantë nga trajnerët e ekipeve kombëtare Alban Bushi, Nevil Dede, Elvin Beqiri dhe Armand Dama.

Sektori i ekipeve Kombëtare në FSHF do të vazhdojë seleksionimet e elementëve cilësorë në Itali, në Milano dhe Romë, 17 dhe 18 dhjetor 2018. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.