Dibër/ Kufizohet energjia elektrike në disa zona

61

TIRANË, 6 dhjetor /ATSH- I. Vata/ – Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), njofton abonentët se do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Dibrës, shkak remonti në linjën 110kV.

OSHEE  njofton se “për shkak të punimeve në linjën 110 kV të HEC-it Seta 4 (Arras) që do të kryejë Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST), në datat 07-09 dhjetor, kompania OSHEE është e detyruar që për arsye sigurie, të stakojë energjinë elektrike në linjat 10kV të Fiderave Arras, Sllovë, Zall Dardhë, te cilët furnizohen gjithashtu po nga nënstacioni Fushe Aliaj”.

Po ashtu, OSHEE  shpjegon se “Pa energji gjatë intervalit kohor 08:00-15:30 do të mbeten këto zona në Dibër: Arras, Fushë-Çidhen, Lazrej, Mustafë, Komuna Arras; Fushë-Aliaj, Rrethas, Sina e Poshtme dhe e Sipërme, Komuna Fushë Çidhen, Bllicë, Kullas, Radomir, Shumbat, Kalis, Bushtrica, Caja (Zona e Kukësit), Zalldardhë, Reç, Lurë, Ndërshen, Tejmollë (Peshkopi), Vërri, Arrën, Lajthizë (Zona e Kukësit)”./e.caushi/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.