Dhjetëra qytetarë beratas dhurojnë gjak

TIRANË, 6 dhjetor /ATSH/ – Dhjetëra qytetarët beratas i janë bashkaur sot seancës së dhurimit të gjakut organizuar nga bashkia.

Presidenti Ilir Meta falënderoi kryebashkiakun e Beratit, Petrit Sinaj dhe në veçanti dhjetëra qytetarët beratas për solidarizimin me këtë kauzë humane.

“Një ditë e mrekullueshme sot në Berat, ku pata kënaqësi të merrja pjesë në një seancë dhurimi gjaku të organizuar nga bashkia e qytetit”, theksoi Meta.

Presidenti u shpreh i bindur se të rinjtë, me energjinë e tyre do vijojnë të udhëheqin mbështetjen për kauzat sociale.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.