BRUKSEL – BE-ja vendos të krijojë Agjencinë Europiane të Punës

71

BRUKSEL, 6 dhjetor /ATSH-DPA/ – Shtetet anëtare të BE-së kanë rënë dakord sot për të ngritur një Agjenci Europiane të Punës (ELA) që synon mbështetjen e rreth 17 milionë europianëve që jetojnë ose punojnë në një shtet tjetër anëtar dhe goditjen e tregut të zi të punës.

Qëllimi i agjencisë do të jetë informimi i punonjësve, kompanive dhe organeve kombëtare për të drejtat dhe detyrimet e tyre në situatat ndërkufitare; lehtësimi i inspektimeve ndërkufitare; ndërmjetësimi në raste mosmarrëveshjeje.

Gjithashtu, Agjencia Europiane e Punës synon të ndihmojë në trajtimin e punës së padeklaruar. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.