ATHINË, 6 dhjetor /ATSH-DPA/ – Papunësia në Greqi është në rënie, ku në muajin shtator u regjistrua një rënie me 2,2% në raport me një vit më parë, njoftoi zyra greke e statistikave “Elstat”.
Papunësia në shtator ishte 18,6%, krahasuar me 20,8% për të njëjtën periudhë të një viti më par.
Niveli i papunësisë ra nën 20% për herë të parë në shtatë vite në maj 2018.
Ndërsa një dekadë më parë, niveli i papunësisë ishte vetëm 7,3%.
Në gusht, pas më shumë se tetë vitesh, Greqia nuk është më nën sistemin ndërkombëtar të mbikëqyrjes dhe shpreson të ngrihet sërish financiarisht. /G.S/