ARRSH: “Rruga Dixhitale” gjithmonë e më afër qytetarëve 

98

TIRANË, 6 dhjetor /ATSH/ – Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se, “Rruga Dixhitale” është gjithmonë e më afër qytetarëve, në lidhje me raportimin e problemeve që ata hasin për mungesën e sinjalistikës në rrugë, apo problemeve të ndryshme teknike.

ARRSH bën të ditur se, të gjitha raportimet që vijnë nëpërmjet këtij aplikacioni shqyrtohen imtësisht nga stafi i ARRSH-së dhe i përcillen menjëherë drejtorive, inxhinierëve përgjegjës dhe kompanive të mirëmbajtjes (sipas rastit të problematikës dhe segmentit rrugor).

“Në rast se evidentoni një problematikë (mirëmbajtje, sinjalistikë, bllokim rruge, rënie gurësh etj.), mos hezitoni, shkruani menjëherë në aplikacionin “Rruga Dixhitale”.
Duke ju referuar një shembulli konkret ARRSH njofton se, për ID 13994 u vendosën pasqyra që të lejojnë të shikosh makinat që janë në rrethrrotullim, ndërkohë do të kryhet një auditim sigurie për këtë rrethrrotullim dhe do të merren të gjitha masat e nevojshme për zgjidhjen përfundimtare të kësaj problematike. /e.xh/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.