Arrestohet në Sarandë autori i dyshuar i tetë vjedhjeve

TIRANË, 6 dhjetor/ATSH-A. Fortuzi/- Policia e Vlorës njofton arrestimin e një personi të shpallur në kërkim, si autor i dyshuar i vjedhjes së tetë apartamenteve.

Policia e Vlorës njofton se i arrestuari është 42-vjeçari me inicialet Y. Gj., banues në fshatin Çukë, Sarandë.

Policia ka bërë kapjen dhe ndalimin e tij për arsye se Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë më datë 28.11.2018, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhje”.

Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas është autor i 8 vjedhjeve dhe konkretisht:

Më datë 25.09.2018 është vjedhur banesa e shtetasit B.C. Më datë 02.07.2018 është vjedhur banesa e shtetasit Q.R. Më datë 31.07.2018 është vjedhur banesa e shtetasit K.P. Më datë 08.06.2018 është vjedhur banesa e shtetasit K.L. Më datë 12.06.2018 është vjedhur banesa e shtetasit T.S. Më datë 24.06.2018 është vjedhur banesa e shtetasit P.T. Më datë 06.03.2018 është vjedhur banesa e shtetasit R.R. Më datë 23.03.2018 është vjedhur banesa e shtetasit M.O.

Të gjitha këto vjedhje kanë ndodhur në fshatin Çukë të Sarandës. Nga vjedhjet e kryera në banesat e sipërpërmendura ka rezultuar se shtetasi Y.Gj., ka vjedhur kryesisht orendi shtëpiake. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.