SHBA – Kompanitë amerikane shfaqen më pak optimiste në nëntor

UASHINGTON, 5 dhjetor /ATSH-AFP/ – Kompanitë amerikane u shfaqën “më pak optimiste” në nëntor për shkak të pasigurisë së krijuar nga lufta tregtare, rritjes së normave të interesit dhe vështirësive në punësimin, sipas raportit ekonomik të Fed të publikuar sot.

Shumica e rajoneve bënë të ditur se kompanitë vijojnë ti shohin gjërat në një mënyrë pozitive, megjithatë, optimizmi është zbehur në disa prej tyre ku disa burime citojnë rritjen e pasigurisë të krijuar nga tarifat doganore, rritjen e normave të interesit dhe kufizimet mbi tregun e punës “, shkruan Fed në Librin Bezhë, një raport biznesi që publikohet çdo gjashtë javë./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.