Pogba sulmon sërish Murinhon: Me skemat e tij, i vë limite potencialit të futbollistëve

65

TIRANË, 5 dhjetor/ATSH-A. Fortuzi/- Kampioni i botës me Francën, Paul Pogba nuk njeh paqe me trajnerin e tij, Jose Murinho. Francezi, nuk i ka kursyer sërish kritikat kundrejt portugezit, me të cilin ka një debat të ndezur prej muajsh tashmë.

“Special One”, kritikoi Pogban duke e cilësuar një virus në dhomën e zhveshjes. “Është një virus që po infekton skuadrën”, mësohet të ketë thënë Murinho për “The Times”.

Pogba nuk është tërhequr dhe ka replikuar, duke i cilësuar skmeat e Murinhos si penguese për lojtarët. “Murinho me skemat e tij, i ve limite potencialit të futbollistëve në dispozicion, duke bërë të vështirë për çdo lojtarë që të japi maksimumin në fushë, qarkullimi i topit është një e metë tjetër”, mësohet të ketë kritikuar Pogba.

Murinho drejton “Manchester United” që prej vitit 2016 dhe këtë sezon po regjistron një tjetër rezultat negativë të karrierës së tij. “Djajt e kuq” janë në vendin e tetë dhe sot do të kenë përballë “Arsenalin”, që do jetë një provë mbijetese për teknikun portugezë. Skuadra e Pogbas me shokë kanë grumbulluar 22 pikë në 14 javë, ndërsa është kualifikua me vështirësi në Ligën e Kampionëve për në turin tjetër./a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.