Parashikimi i motit, e mërkurë, 5 dhjetor 2018

72

TIRANË, 5 dhjetor /ATSH/ – Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti për ditën e sotme parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit prej orëve të paradites. Vranësirat do të mbeten të karakterit mesatar në zonat malore në verilindje-juglindje.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim e vrullshme dhe me rrahje në bregdet. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 me lartësi vale deri në 1.2 metra.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 5/12 diell
Kukës 1/5   re diell
Lezhë 6/12 diell
Dibër 1/7  re diell
Durrës 8/14 diell
Tiranë 7/15 diell
Elbasan 7/14  diell
Berat 6/15  diell
Vlorë 8/15 diell
Korcë 2/5 re diell
Gjirokastër 3/13 diell
Sarandë 8/16 diell

 /e.malaj/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.