“Milan” emëron Ivan Gazidis, si drejtor të ri të klubit

77

TIRANË, 5 dhjetor /ATSH/ – “Milani” ka emëruar zyrtarisht Ivan Gazidisin në rolin e shefit ekzekutiv të klubit, duke e përshkruar emërimin e tij si shenjë të qartë të ambicieve të tyre.

Gazidis u emërua sot në bordin e “Milanit” gjatë takimit të aksionarëve në zyrat e klubit.“Jemi të lumtur me emërimin e Gazidis”, thuhet në një komunikatë të “Milanit”.

“Kjo është shenjë e qartë se pronarët e rinj kanë synime të rëndësishme që duan ti arrijnë në një periudhë afatmesme dhe afatgjatë”, thuhet më tej në njoftim.

53-vjeçari, i cili vjen nga “Arsenali”, ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor.

/gj.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.