Indeksi i çmimeve të prodhimit u rrit me 2% 

TIRANË, 5 dhjetor /ATSH/- Në tremujorin e tretë të vitit 2018, indeksi i çmimeve të prodhimit u rrit me 2,8%, në krahasim me tremujorin e tretë 2017.

Indeksi i çmimeve të prodhimit, në tremujorin e tretë 2018, shënoi rritje me 0,4%, krahasuar me tremujorin e dytë 2018, bëri të ditur sot INSTAT.

Indeksi i çmimeve të prodhimit sipas sektorëve 

Rritjen më të madhe e kanë shënuar çmimet e prodhimit në seksionin “Industri nxjerrëse” me 20,2 %. Brenda kësaj industrie vihet re rritja e çmimeve të prodhimit të produkteve në nxjerrjen e naftës bruto dhe gazit natyror me 33,.8 %.

Në tremujorin e tretë 2018, çmimet e prodhimit në aktivitetet e “Industrisë përpunuese” kanë shënuar ulje me 1,0%, krahasuar me tremujorin e tretë 2017.

Ndikimin kryesor në këtë ulje e kanë dhënë çmimet e prodhimit të produkteve në aktivitetin “Prodhimi i produkteve minerale jo metalike” me 0,6%, “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 2,9%, “Metalurgjia” me 0,9 % dhe “Konfeksionimi i veshjeve” me 1,2%. /e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.