HAPËSIRË – ”Soyuz MS-11” niset pas aksidentit të 11 tetorit

KAZAKISTAN, 5 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Raketa ”Soyuz-FG” e anijes kozmike ”Soyuz MS-11” u nis nga kozmodromi i Bajkonurit, në Kazakistan, dhe hyri në orbitën e destinacionit.

Ekuipazhi i anijes kozmike Soyuz MS-11 përbëhet nga kozmonauti rus Oleg Kononenko, astronauti kanadez David Saint-Jacques dhe amerikania Anne McClain.

Kozmonauti i Roskosmos,  Aleksandër Skvorçov dhe astronautët nga Agjencia Hapësinore Evropiane dhe NASA Luca Parmitano dhe Andrew Morgan janë në ekipin rezervë.

Kjo ishte nisja e parë e drejtuar pas incidentit të 11 tetorit, kur raketa ”Soyuz-FG” nuk e përshkoi dot orbitën e përcaktuar.

Funksionimi anormal i ndjesorit të ndarjes midis fazës së parë dhe të dytë shkaktoi këtë  aksident./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.