Foto-Transformohen qendrat shëndetësore në të gjithë vendin

59

TIRANË, 5 dhjetor/ATSH/ – Të gjitha qendrat shëndetësore në të gjithë Shqipërinë po pësojnë transformim përmes modernizimit të aparaturave dhe rritjes së cilësisë së shërbimit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se nga  veriu në jug, po rijetësohet kujdesi parësor me transformimin e qendrave shëndetësore.

Kështu, pika e ambulancës Babunjë në Divjakë ofron sot shërbime shëndetësore me një standard të ri për të gjithë banorët e kësaj zone.

“Ngrehinat e rrënuara po ia lënë vendin strukturave të mirëfillta të shërbimit parësor, me standardet bashkëkohore, siç i meritojnë qytetarët shqiptarë kudo, në zona rurale dhe në qytete. Dhe nuk do të ndalemi. Puna vazhdon”, thotë Manastirliu. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.