Dua Lipa, artistja më e dëgjuar në Britaninë e Madhe

91

TIRANË, 5 dhjetor /ATSH/ – Dua Lipa është artistja më e transmetuar në Britaninë e Madhe këtë vit, sipas statistikave të Spotify dhe Apple Music.

‘One Kiss’ në bashkëpunim me Calvin Harris, ishte kënga e dytë më e transmetuar në të dy aplikacionet, pas ‘God’s Plan’ të Drake.

Albumi i Duas, titulluar me emrin e saj, ishte i treti më i transmetuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe i katërti globalisht, në Spotify.

Këngëtarja është shpallur ylli i kopertinës së “Vogue” për muajin kanar.

Apple dhe Spotify janë dy shërbimet më të mëdha të transmetimit të muzikës, me më shumë se 139 milionë abonentë. /a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.