BRUKSEL – BE: Rusia shpenzon 1,1 miliardë euro në vit për fake news

BRUKSEL, 5  dhjetor /ATSH-ANSA/ – Rusia investon një buxhet të madh prej 1,1 miliardë eurosh në vit për të mbështetur dezinformimin dhe fabrika kundër lajmeve të rreme të Shën Petërburg punëson 1 000 persona me kohë të plotë për këtë gjë, deklaroi zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Andrus Ansip në paraqitjen e planit kundër lajmeve të rreme.

Komisioni Europian filloi sot një plan veprimi kundër dezinformimit në internet, gjashtë muaj para zgjedhjeve europiane, duke i bërë thirrje shteteve anëtare dhe aktorëve të internetit si Facebook që të mobilizohen përballë një kërcënimi, ku Rusia shfaqet si një burim kryesor.

Ekzekutivi europian njoftoi ngritjen e një sistemi alarmi të shpejtë mes institucioneve europiane dhe vendeve të BE-së për të ndarë të dhënat e tyre në kohë reale mbi fushata të mundshme dezinformimi, në kuadër të zgjedhjeve europiane që parashikohet në fund të majit 2019.

Nga ana e tyre, aktorët kryesorë të internetit si Facebook, Twitter dhe Google, që janë angazhuar duke nënshkruar në shtator një “kod të praktikave të mira”, u është kërkuar të japin llogari në raporte mujore mbi veprimet e tyre kundër dezinformimit në internet./ /os/  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.