Basketboll meshkuj, “Teutës” i largohet trajneri

74

TIRANË, 5 dhjetor/ATSH-A. Fortuzi/- “Teuta”  e Durrësit është njohur më një lajm jo të mirë. Trajneri Boban Niniç ka lajmëruar largimin e tij nga pankina. Edhe pse ka bërë një nisje fantastike, kjo mesa duket nuk ka mjaftuar për Niniç për të qëndruar te stoli i durrsakëve. Niniç me “Teutën” ka fituar Superkupën dhe rivalizuan në finalet e kampionatit me “Tiranën”.

Boban Ninic ka dashur t’i japë lamtumirën ekipit të tij. Konkretisht në një status në Facebook, “Kur erdha në qytetin tuaj të bukur sezonin e shkuar, ne folëm për një përballje të mundshme në Play off dhe ndërtimin e një strukture me të rinj të talentuar që do të prodhonin basketboll tërheqës. Në fund, ne luajtëm 3 finale. Ishte kënaqësi të isha pjesë e kësaj skuadre, të bashkëpunoja dhe të kisha një përvojë në një shtet tjetër. Ishte kënaqësi pasi pas bashkëpunimit tonë, shumë njerëz dëgjuan për ju. Ishte kënaqësi, që iu “hapa sytë” në rrugën e duhur. Kënaqësi që ju lashë pa pësuar asnjë humbje në Balkan League, me rezultatin më të mirë për një ekip shqiptar. Kënaqësi që ju solla trofeun e parë në histori si trajner i ri. Sfidat të reja më presin nesër. Faleminderit dhe paçi fat!”, shkruan trajneri Niniç. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.