UKT finalizon një tjetër investim

TIRANË, 4 dhjetor/ATSH/ – Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë (UKT) vijon investimet për përmirësimin e rrjetit të ujit të pijshëm në të gjithë kryeqytetin.

UKT bën me dije se kësaj here ka finalizuar shtrimin e rrjetit të ri të ujësjellësit për banorët e zonës në rrugën “Bedri Karapici” në Tiranë, duke furnizuar me ujë të pijshëm dhe cilësor këtë zonë.

Në të gjithë Tiranën, UKT është kryer një sërë punimesh në rrjetin e ujit të pijshëm dhe pastrimin e rrjetit të kanalizimeve, duke kthyer në gjendjen e mëparshme terrenin ku është ndërhyrë./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.