Tatimet, rriten të ardhurat nga të punësuarit e sektorit publik dhe privat

TIRANË, 4 dhjetor /ATSH/- Të ardhurat nga të punësuarit e sektorit publik dhe sektorit privat, janë rritur ndjeshëm, si rezultat i rritjes së numrit të kontribuesve aktivë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në 10-mujorin e vitit 2018, të ardhurat nga “Tatimi mbi të ardhurat personale” u rritën me 217 milionë lekë më shumë se plani i parashikuar.

Referuar treguesve fiskale të konsoliduar të publikuar nga Ministria e Financave për periudhën janar-tetor 2018, të ardhurat nga “Tatimi mbi të Ardhurat Personale” janë realizuar në vlerën 31 miliardë lekë, me rritje 14,5% ose 3.9 miliardë lekë më shumë se 10-mujori i vitit 2017, apo 217 milionë lekë më shumë krahasuar me planin. /e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.