Siguria e barnave, 139 masa për shkelje administrative

64

TIRANË, 4 dhjetor/ATSH/- Në funksion të rritjes së sigurisë dhe cilësisë së barnave në tregtimin e tyre, Taskforca e ngritur nga Ministria e Shëndetësisë ka kryer kontrolle në 300 farmaci ku janë marrë 139 masa për shkelje administrative.

Ministrja e Shëndetësisë ka bërë të ditur se kontrollet i përkasin periudhës nga 13 shtator deri më 27 nëntor, ndërsa s’do të ketë asnjë tolerancë për farmacitë që japin barna pa recetë, pa pullën e sigurisë, apo që mbahen në kushte jo të përshtatshme.

Sipas Ministrisë, siguria e qytetarëve mbetet prioritet i punës së përditshme.

z.tosku/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.