Shqipëri-Kroaci, nënshkruhet marrëveshja për Partneritetin Strategjik

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/277090596486598/

TIRANË, 4 dhjetor /ATSH/ – Kreu i qeverise shqiptare, Edi Rama u takua me homologun e tij kroat, Andrej Plenkovic.

Kryeministri Rama u prit nga homologu i tij kroat me një ceremoni zyrtare, duke zhvilluar edhe më pas takimin mes tyre, i cili u finalizua me nënshkrimin e një marrëveshjeve të përbashkët për Partneritetin Strategjik.

Takimi u zhvillua gjatë Samitit të Kryeministrave të iniciativës të Europës Qendrore, që po zhvillon punimet në datat 3-4 dhjetor në Zagreb të Kroacisë, ku Shqipëria përfaqësohet nga Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Me herët Kryeministri Rama u takua edhe me Kryetarin e Kuvendit të Kroacisë Gordan Jandroković.

/o.l/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.