Roskovec, investime për nxitjen e të rinjve drejt aktiviteteve sportive

TIRANË, 4 dhjetor/ATSH/ Nxitja e të rinjve drejt aktiviteteve sportive është fokusi i investimeve më të fundit në bashkinë Roskovec.

Një ambient model dhe me standarde është duke u ndërtuar pranë shkollës “Alush Grepcka” në Roskovec.

Rikonstruksion i plotë i ambientit të jashtëm sportiv dhe ndërtimi i palestrës, nuk do i shërbejnë vetëm të rinjve të bashkisë Roskovec, por të gjithave grupmoshave.

/m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.