Parkut Kombëtar të Thethit i shtohen 350 fidanë arre

77

TIRANË, 4 dhjetor /ATSH/ – Administrata e Zonave të Mbrojtura në Shkodër, ka nisur punën për pyllëzimin e Parkut Kombëtar të Thethit me fidanë arre, traditë e kësaj zone të thellë malore. Specialistët e kësaj administrate, duke angazhuar edhe forca të tjera nga banorët vendas, janë nisur sot drejt Thethit me 350 fidanë arre, të cilët do të mbillen në këtë zonë në kuadër të Muajit të Gjelbërimit, sikundër quhet muaji dhjetor.

Parku Kombëtar i Thethit vazhdon të jetë i vizitueshëm kryesisht në fundjavat nga të rinjtë e ardhur nga Shkodra, Tirana apo dhe qytete të tjerë të vendit. Bora nuk ka mbuluar ende rrugëkalimet dhe mundësia për ta vizituar në këtë periudhë është më e madhe. Thethi mbetet kryeqendra e turizmit malor në të katër stinët. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.