PANAMA – Presidenti kinez në pikën strategjike të Amerikës Latine

PANAMA, 4 dhjetor /ATSH-AFP/ – Presidenti kinez Xi Jinping përfundoi dje në mbrëmje një vizitë zyrtare rreth 24 orë në Panama, dikur një zonë e ruajtur nga SHBA-ja ndërsa sot një element thelbësor i strategjisë së Pekinit për të shtrirë influencën e tij në Amerikën Latine.

Sapo arriti një armëpushim tregtar me presidentin amerikan Donald Trump në samitin e G20-ës në Buenos Aires, Xi zhvilloi vizitën e parë zyrtare të një presidenti kinez në këtë vend amerikanoqendror, në kanalin e të cilit kalon 5% e tregtisë detare botërore.

Presidenti kinez u largua dje në mbrëmje nga Panamaja për në Portugali, etapa e fundit e një turi që filloi më 27 nëntor në Spanjë.

Presidenti panamez, Juan Carlos Varela, që ndërpreu marrëdhëniet me Tajvanin për të vendosur marrëdhënie diplomatike me Pekinin, duke nënshkruar me shefin kinez nënshkrimin e rreth 20 marrëveshjeve dypalëshe në fushën e diplomacisë, tregtisë, infrastrukturës, turizmit, bashkëpunimit për zhvillim dhe tregtisë detare. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.