Paketa fiskale 2019, zbardhen ndryshimet në ligjin për “Procedurat Tatimore”

TIRANË, 4 dhjetor /ATSH/- Ndryshimet në ligjin për “Procedurat Tatimore”, (pjesë të paketës fiskale 2019, që u miratuan të hënën në Kuvend), ka vendosur që personat fizik mund të regjistrohet pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, me të njëjtin numër identifikimi personal, vetëm një herë dhe do të mund të regjistrohet e pajiset me një NIPT/NUIS të ri, vetëm mbas çregjistrimit të atij ekzistues.

Gjithashtu, për çdo veprimtari të re që kërkon të regjistrojë, personi fizik tregtar, do të pajiset me një certifikatë, me numër unik identifikimi të njëjtë me atë të regjistrimit, por me numër serial të ndryshëm, për të mundësuar identifikimin e vendndodhjes të kësaj veprimtarie të re.

Nga ana tjetër, kalimi i tatimpaguesit në regjistrin pasiv është vendosur me ligj që të bëhet vetëm pas pagimit të të gjitha detyrimeve tatimore të tatimpaguesit. Ky përcaktim mendohet do të mbyllë shtegun për kalimin në regjistrin pasiv të një aktiviteti sa herë që evidentohet detyrime tatimore të papaguara, duke mos lejuar shtimin e nivelit të borxhit të pambledhshëm. /e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.