Pacolli: Kosovë-SHBA, partneritet strategjik

PRISHTINË, 4 dhjetor /ATSH/ – Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, priti në një takim ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Philip Kosnett.

Gjati takimit Pacolli dhe Kosnett  shkëmbyen pikëpamjet mbi mbarëvajtjen e zhvillimeve politike në Kosovë, rajon dhe më gjerë. Ata vunë në dukje në veçanti marrëdhënien speciale dhe partneritetin strategjik mes dy vendeve dhe popujve.

Kryediplomati kosovar, Pacolli, e konsideroi si “jetike për Republikën e Kosovës vazhdimin e mbështetjes së mëtejshme dhe bashkëpunimit të ngushtë dhe të afërt me ShBA-në”.

Ambasadori amerikan, Kosnett, shprehu qëllimin e tij për të mbajtur bashkëpunim të afërt mes Ambasadës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.