LONDËR – Nigel Farage, mbështetës i zjarrtë i Brexit largohet nga partia ”Ukip”

LONDËR, 4 dhjetor /ATSH-AFP/ – Eurodeputeti Nigel Farage, një mbështetës i patundur i një Brexit pa kompromis, njoftoi sot largimin nga partia eurofobe dhe anti-emigracion ”Ukip” i cili e bashkë themeloi dhe drejtoi deri në vitin 2016.

‘’Me trishtim po largohem nga ”Ukip”. Kjo nuk është partia e Brexit që kombi ynë ka vërtetë nevojë”, shkruan ky eurofob i flaktë në gazetën ”Daily Telegraph’’, pas një kontributi të madh pro Brexit në referendumin e qershorit 2016.

Më duhet të pranoj me keqardhje, megjithëse tashmë nuk do të jetë më rasti, shtoi ai duke kritikuar qëndrimin anti-mysliman të liderit aktual, Gerard Batten dhe dëshirën e tij për të përfshirë në strukturat e partisë një figurë të ekstremit të djathtë britanik, Tommy Robinson./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.