LISBONË – Presidenti Xi në Portugali për forcimin e lidhjeve ekonomike me Kinën

LISBONË, 4 dhjetor /ATSH/ – Presidenti i Kinës, Xi Jinping mbërriti sot në Lisbonë, duke filluar vizitën shtetërore në Portugali, sipas CRI-së.

Në emër të qeverisë kineze dhe popullit kinez, Xi Jinping-u shprehu përshëndetjet dhe urimet më të mira për qeverinë dhe popullin portugez. Xi theksoi se Kina dhe Portugalia kanë një miqësi tradicionale.

Në vitin 1999, të dy vendet zgjidhën në mënyrë të përshtatshme problemin e Makaos, duke shërbyer si shembull për zgjidhjen e problemeve të mbetura nga historia. Në vitin 2005, Kina dhe Portugalia krijuan partneritetin e gjithanshëm strategjik dhe bashkëpunimi ndërmjet tyre është futur në orbitën e zhvillimit të shpejtë, duke favorizuar të dy popujt.

Xi Jinping-u theksoi se vitin e ardhshëm është 40-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Portugalisë. Kjo do të jetë një pikë e re historike për marrëdhëniet dypalëshe.

“Unë pres të takohem me liderët portugezë, si presidenti De Sousa dhe kryeministri Kosta, për të hartuar një plan bashkëpunimi për të ardhmen e dy vendeve. Besoj që me përpjekjet e përbashkëta, partneriteti i gjithanshëm strategjik Kinë-Portugali do të ketë një të ardhme më të bukur”, tha presidenti kinez Xi Jinping./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.